Vazhdohet me aktivitete policore në parandalim të garave të shpejtësisë në rrugë

Gjakovë, 18 maj 2024

Garat e shpejtësisë në rrugët publike, përveç që janë të paligjshme, ato përbëjnë rrezik të jashtzakonshme për pjesmarrësit në komunikacion. Drejtimi me shpejtësi të lartë rrit shanset për aksidente fatale dhe lëndime të rënda, andaj Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është e angazhuar dhe e përkushtuar të zbatojë ligjin për të krijuar siguri për të gjithë. Shkelësit do të përballen me ndëshkime, përfshirë gjoba të mëdha, ndalim i të drejtuarit të mjeteve etj.

Në vazhdën e këtij angazhimi edhe sot me datën 18.05.2024 në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, kanë identifikuar dhe ndalur dy automjete, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie. Të njëjtëve, bazuar në ligjin për trafikun rrugor, ju është shqiptuar gjobë në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.

Related Posts