Sejdiu: S’do lejohet rrënimi i asaj që është ndërtuar në Kosovë, Asociacioni s’ka përgjegjësi ekzekutive

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaroi se pavarësisht tensioneve në veri dhe rrethanave të reja gjeopolitike, nuk do të rrënohet gjithçka që është ndërtuar në Kosovë.

Sejdiu pyeti se pse gjithë ky hezitim në cilësimin e asaj që ka ndodhur në veri.

“Serbia është mësuar me gjëra të tilla dhe se ajo është e gatshme të bëjë gjëra të tilla sërish. Ka instrumente që nuk do të lejojnë të rrënohet e gjithë kjo që është ndërtuar”, tha Sejdiu për Klan News në Shqipëri.

Në procesin e dialogut, Sejdiu tha se “diçka nuk ka ecur”, ndërsa i pyetur për akuzat e kryeministrit Albin Kurti ndaj ndërmjetësve evropian, ai tha se “mund të ketë edhe hidhërime të nganjëhershme për çështje që mund të quhen të njëanshme”.

Ai shtoi se duhet të gjendjet një zgjidhje e favorshme për krejt kontinentin.

“Shpesh herë si president kam kërkuar që të ketë intervenim, jo ushtarak, por i sistemit doganor për ta parandaluar një kontrabandë të tillë”, tha ai, duke folur për veriun.

Për Kosovën, Sejdiu tha se është e rëndësishme që dialogu të mos ketë alternativë.

“Duhet të kemi kujdes. Por kjo s’duhet të thotë se duhet të pranojmë gjithçka”, u shpreh tutje.

“Asociacioni nuk ka asnjë përgjegjësi ekzekutive dhe s’duhet të ketë tendencë për thyerjen e karakterit unitar të shtetit të Kosovës”, deklaroi Sejdiu.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟓-𝐭ë 𝐭ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐁𝐨𝐧𝐝𝐬𝐭𝐞𝐞𝐥

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟓-𝐭ë 𝐭ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐁𝐨𝐧𝐝𝐬𝐭𝐞𝐞𝐥 Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me…