Kurti del në konferencë për medie, tregon çka i kërkoi Ana Bërnabiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se sot i ka thënë kryeministres serbe, Ana Bërnabiq që të nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit, raporton GazetaBlic.

Kurti në konferencë për medie tha se ajo nuk ishte e interesuar për një gjë të tillë.

 “Sot gjatë takimit të drekës, kam kërkuar nga kryeminsitrja që ta nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit. Unë jam që të zbatohen ato piëkrisht tani që presidenti Vuçiq është i zënë në Kinë, unë kam thënë le ta nënshkruajmë meqë është kaq shumë e interesuar për normalizim me Kosovën, por ajo sërish nuk ishte e intersuar”, tha Kurti.

Related Posts