Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka bërë thirrje pozitës që të marrë pjesë në të gjitha seancat plenare.
Szunyog potencoi se duhet t’i jepet prioritet reformave që kanë të bëjnë me BE-në e që sipas tij, janë për përparimin e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së.
“Diskutim produktiv sot me Komisionin Parlamentar të Integrimeve Evropiane. I kam bërë thirrje Kuvendit që të fokusohet në pjesëmarrjen në të gjitha seancat plenare dhe t’i japë prioritet reformave dhe legjislacionit që kanë të bëjnë me BE-në, të cilat janë të favorshme për përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Szunyog.
Përndryshe, opozita është ankuar se pozita po i bojkoton nismat e tyre.