Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Irlandës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri jorezident të Irlandës në Kosovë z. Ragnar Almqvist, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Presidentja Osmani e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Almqvist, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët për të dy shtetet.

Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira.

Presidentja falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, e sidomos për mbështetjen e Irlandës ndaj aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe për mbështetjen e vazhdueshme brenda Bashkimit Evropian.

Presidentja Osmani poashtu njoftoi nga afër ambasadorin Almqvist lidhur me sfidat aktuale me të cilat po përballet Republika e Kosovës, si dhe për aktin e agresionit të kryer nga ana e Serbisë me datën 24 shtator.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢 E nderuara familja, Makiqi Me pikëllim të thellë…