Hajnat vjedhin mijëra euro kesh e stoli ari në shtëpinë e Mozzik

Mijëra euro, stoli ari dhe armë dyshohet se janë vjedhur në shtëpinë e reperit Gramoz Aliu në Ferizaj.

Për këtë rast janë njoftuar edhe organet e sigurisë

Ata kanë thënë se iu janë vjedhur disa armë, para, dhe stoli prej ari.

Për këtë rast, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Ferizaj /15.10.2023-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore./

Related Posts