Presidentja Osmani nesër takohet me dy senatorë amerikanë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të presë nesër në Presidencë dy senatorë amerikanë.

Osmani do të takohet me senatoren Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter Welch, me fillim nga ora 9:15, shkruan Reporteri.net.

Në fund të takimit do të ketë deklarim për media.

Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, e pati dënuar sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës duke e cilësuar atë si “brutal” dhe kërkoi që autorët të vihen para drejtësisë.

“Është për të ardhur jashtëzakonisht keq që Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Kurti vazhdojnë të refuzojnë të tregojnë gatishmëri për t’u angazhuar për zgjidhje të qëndrueshme. Tragjedia e së dielës nënvizon rrezikun e vërtetë të mosveprimit – nuk mund të lejojmë që jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike,” ka deklaruar ajo.

Related Posts