Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Fulhamit.
Futbollisti shqiptar, Broja ka pësuar dëmtim në këtë duel pas 64 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Broja pësoi dëmtim, teksa u detyrua të zëvendësohej, teksa në vendin e tij u inkuadrua Sterling.
Sulmuesi shqiptar shkëlqeu sot, ku edhe realizoi golin e dytë të Chelseat pas 20 minutave lojë.
Shpresojmë të mos jetë diçka serioze, sepse Broja i nevojitet Shqipërisë për ndeshjen ndaj Çekisë me 12 tetor.