Quni: Terroristët serbë ishin të përgatitur për luftë në zona urbane

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, vlerëson se terroristët serbë që ishin në fshatin Banjskë të Zveçanit, tetë ditë më parë ishin të përgatitur për një luftë më shumë urbane.

Quni, i ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, tregoi arsyet duke thënë se ata i kishin uniformat njëngjyrëshe.

Ai shtoi se nëse hyn në operacione në natyrë, hynë në kamuflazh me uniformë shumëngjyrëshe.

“Vendosja e tyre në manastir, përreth manastirit ka qenë një zgjidhje e përkohshme, këta e kanë pasë qëllim që të dalin në kufijtë etnike mes shqiptarëve dhe serbëve – Ura e Ibrit, pjesa veriore e Mitrovicës dhe tjera. Në bazë të natyrës së armatimit në bazë të mjeteve të transportit që posedonin, uniformave, janë tregues se këta janë përgatitur për një luftë urbane, në ambientet urbane, nga ku mund të kontrollojnë hyrjet-daljet”, u shpreh Quni.

“Kryesisht i kanë uniformat njëngjyrëshe, nëse hyn në operacione në natyrë, hynë në kamuflazh shumëngjyrëshe”.

“Këta kanë llogaritur në momentin kur vendosen në disa godina, udhëkryqe, e organizojnë mbrojtjen e një pjese urbane dhe me ndihmën e qytetarëve, të komunitetit serbë, të kenë të siguruar ushqimin, logjistikën, mbledhjen e informatave, e cila do e vështirsonte operacionet që do të ndërmerreshin nga njësitet tona”.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐌𝐌-𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐛𝐚𝐳𝐞𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢 𝐤𝐮 𝐩𝐨 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 “𝐄𝐅𝐄𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟒”

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐌𝐌-𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐛𝐚𝐳𝐞𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢 𝐤𝐮 𝐩𝐨 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 “𝐄𝐅𝐄𝐒…