47 kompani dhe 352 të punësuar janë të vendosur tashmë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren

47 kompani dhe 352 të punësuar janë të vendosur tashmë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren. Parku është një histori suksesi e vizionit dhe bashkëpunimit të frytshëm të qeverisë sonë me atë të Gjermanisë, e cila po zhvillohet si qendër e inovacionit për Kosovën, rajonin e Evropën Juglindore.

Bashkëbisedimet e shkëmbimet me të rinjtë e të rejat e angazhuar aty, sfidat e idetë e tyre, ishin sa mbresëlënëse aq edhe tregues i potencialit të jashtëzakonshëm dhe përparësisë që vendi ynë ka në sektorin e teknologjisë.

Inovacion e zhvillim në shëndetësi, kërkim, zhvillim, energji të gjelbër, industri krijuese dhe kulturore, si dhe të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Në këtë park i cili po gjeneron të ardhura, po ndërtohet e ardhmja. Po zgjerohen horizontet e kufijve se ku mund të arrijmë me kapacitetet tona, me inovacionin në qendër e rininë si motor shtytës.

Related Posts