25 vjet liri, ndërtim, zhvillim. 25 vjet koordinim, bashkëjetesë dhe fuqizim të shtetit ligjor.

25 vjet liri, ndërtim, zhvillim. 25 vjet koordinim, bashkëjetesë dhe fuqizim të shtetit ligjor.

E madhe ishte sakrifica për këtë ditë. E të mëdha janë edhe arritjet në këto 25 vjet.

Nga përpjekjet për mbijetesë, me dashurinë e madhe për atdheun, me bashkëpunimin e ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, ne ia dolëm ta bëjmë shtetin tonë. I ndërtuam gjithë mekanizmat shtetërorë nga fillimi, duke e rindërtuar vendin, me të gjithë e për të gjithë qytëtarët, si një shtëpi të përbashkët, ku respektohen liritë dhe të drejtat e secilit.

Dëshmorët përherë na frymëzojnë me veprat e tyre, ndërsa martirët na e kujtojnë çmimin e lirisë.

Sot u bënë 25 vjet liri, por mirënjohja për ta dhe për çlirimtarët që ende po sakrifikojnë, mirënjohja për NATO-n, SHBA-në dhe të gjitha shtetet partnere është e përjetshme!

Rruga drejt lirisë nisi me vendosmërinë e palëkundur të burrave dhe grave, të rinjve dhe të moshuarve të vendit tonë, që refuzuan ta pranojnë padrejtësinë dhe shtypjen, ndërsa me përkrahjen e madhe ndërkombëtare fitoi kauza jonë e drejtë!

KOSOVË, përgjithmonë e gëzofsh lirinë!

Related Posts