𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐮 𝐭𝐚𝐤𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐧ë 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐮 𝐭𝐚𝐤𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐧ë 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢

Në përfundim të vizitës zyrtare në Kroaci, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në këtë vend, ku u prit nga ambasadori, Martin Berishaj, i cili e njoftoi për angazhimet e shumta dhe të dobishme të tij dhe gjithë stafit të tij.

Më pas, ata bashkarisht zhvilluan takim me Unionin e Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, të cilët japin një kontribut të çmuar në shtetin ku jetojnë dhe përherë mbajnë lidhjet e tyre të shumta me atdhe. Në këtë takim, zëvendësministri Syla i njoftoi mbi të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes gjatë viteve të fundit.

Poashtu, gjatë kësaj vizite, zëvendësministri Syla pati një takim të ngrohtë me ish gjeneralin e ushtrisë kroate, Rrahim Ademin.
“Gjeneral Ademi vuante në shëndet pasojat e luftës, por ato pasoja na bëjnë krenar të gjithëve dhe reflektojnë rolin e jashtëzakonshëm të tij në historinë tonë të përbashkët” theksoi zëvendësministri Syla.

Related Posts