𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟓-𝐭ë 𝐭ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐁𝐨𝐧𝐝𝐬𝐭𝐞𝐞𝐥

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟓-𝐭ë 𝐭ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐁𝐨𝐧𝐝𝐬𝐭𝐞𝐞𝐥

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të kolonelit Jason Baker, mori pjesë në përvjetorin e 25-të të vendosjes së Bondsteel, bazës së parë amerikane në Republikën e Kosovës.

Me rastin e kësaj ceremonie, ai theksoi se vendosja e kampit Bondsteel, konfirmoi lidhjen tonë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat angazhohemi t’i thellojmë gjithmonë.

Kampi Bondsteel është një nga bazat më të mëdha ushtarake të SHBA-së në Evropë, e ndërtuar në vitin 1999 pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit dhe gjithashtu ështe një simbol i përkushtimit të SHBA-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Related Posts