𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐞 𝐬𝐡ë𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝟐𝟏𝟎-𝐭ë 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐭𝐫𝐮𝐩ë𝐬 𝐬ë 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐛𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫ë𝐯𝐞
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të komandantit të MSU KFOR, kolonel Massimo Rosati, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 210-të vjetorit të krijimit të trupës së karabinierëve.
Me këtë rast, ministri Maqedonci i shprehu falënderimin kolonelit Rosati dhe autoriteteve të tjera të pranishme, për kontributin e vlefshëm që trupat italiane kanë dhënë në kuadër të misionit të KFOR-it.
“Kontributi i trupës së karabinierëve ka pasur dhe ka rëndësi të veçantë në ambientin e sigurisë në Republikën e Kosovës”, theksoi ministri Maqedonci.